JiL.al - Jeto i Lumtur

Përplasen dy automjete në Fier, lëndohet i moshuari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

FIER- Një aksident rrugor me pasojë lëndimin e një 60-vjeçari është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në fshatin Marinëz në Fier.

Sipas policisë, një 24-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit dhe më pas ka goditur një automjet tjetër dhe për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i tij.

I lënduari është dërguar në spital dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Scroll to Top