Figura e njohur e krimit qëllohet për vdekje në kafene me familjen

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një burrë i qëlluar për vdekje sot në një sulm barbar në Melbourne është identifikuar nga policia vendase si nje drejtues famëkeq i botës së krimit në Australi, njoftonin mediat vendase.

Sulmi la një të vrarë dhe një person të plagosur, njoftonte policia e shtetit australian Victoria.

Shërbimet emergjencës u thirrën pas raportimeve për “disa të shtëna” jashtë një kafeneje në orën lokale 10:20 (ora evropiane 17.20).

Viktima e sulmit u identifikua nga rrjeti Australian Broadcasting Corp. dhe e përditshmja Herald Sun si 50-vjeçari Gavin Preston, i burgosur më parë 11 vjet për vrasje ‘difensive’, në një përplasje me armë në 2012.

Ai ishte liruar vetëm në fillim të këtij viti.

Dy të dyshuarit të veshur me të zeza ishin afruar dhe hapën zjarr teksa viktima dhe njerëzit qe e shopqeronin po hanin jashtë kafenesë, dhe më pas u larguan me një mjet fuoristradë të zezë, tha policia vendase.

Zyrtarët shtonin se ngjarja duket se ka lidhje me krimin e organizuar.

Në pamjet e publikuara të afërm të viktimës shihej që ndaloheshin nga oficerët t’i afroheshin trupit të tij, duke krijuar skena kaosi.

“Incidenti i rëndë ndodhi jashtë një bari ku disa nejrëz po hanin të ulur në tavolina. Është për të ardhur keq që ndodhi në mënyrë kaq publike”, thuhej në deklaratën e kreut vendas të policisë.

Scroll to Top