JiL.al - Jeto i Lumtur

Filmohen pamjet dramatike të rënies së një helikopteri

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dy persona humbën jetën dhe katër të tjerë u plagosën kur një helikopter u rrëzua të hënën në mëngjes në një ndërtesë apartamentesh në Pompano Beach në Florida të SHBA-së.

Pamjet dramatike tregojnë momentin kur helikopteri u përplas në një kompleks apartamentesh. Përplasja ndodhi pranë një aeroporti në veri të Fort Lauderdale, ndërsa helikopteri ishte ngritur për një thirrje urgjente.

Sipas zyrtarëve helikopteri ishte nisur për të marrë një grua që ishte përfshirë në një aksident kur pati probleme me motorin.

Sipas Sherifit Broëard Gregory Tony, në nga viktimat ishte një anëtar i ekuipazhit të helikopterit dhe tjetra ishte një grua e cila ndodhej në shtëpinë e saj kur helikopteri u rrëzua.

Katër personat e plagosur u dërguan në Qendrën Mjekësore North Broward.

Punonjësit e plagosur të Broward Sheriff Fire Rescue ishin piloti i helikopterit Daron Roche, 37 vjeç, i cili ka qenë me BSO për katër vjet dhe zjarrfikësi Mikael “Mike” Chaguaceda, 31, i cili ka qenë me BSO për pesë vjet.

Scroll to Top