Finalja e “Ferma VIP 2”, Vesa Luma me mesazh emocionues për Big Bastën

Jil
Jil
2 Min Read

Sonte mbahet finalja e madhe e spektaklit “Ferma VIP 2”, ku kanë mbetur pesë finalistë, ndër ta është edhe këngëtari i njohur shqiptar, Big Basta.

Në këtë natë të rëndësishme për të ka reaguar edhe partnerja e tij, këngëtarja Vesa Luma, e cila ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, duke shprehur mbështetjen dhe krenarinë për të.

Përmes një postimi në Instagram, Vesa shprehet se Big Basta ka përfaqësuar me dinjitet mijëra familje shqiptare, duke promovuar vlera, respekt dhe një sjellje frymëzuese për të rinjtë.

“Djalin e ke bërë krenar sa s’ka, jeta ime. Kështu je rritur ti, unë, dhe të gjithë ata që na rrethojnë familjet tona dhe jo vetëm! Qindra mijëra familje shqiptare i ke përfaqësuar nga sjellja jote aty.

Por… është shumë e vështirë lufta jote sonte: duke ditur se si është ‘servuar’ ndër vite loja e një reality shoë. Edhe pse kam shumë shpresë që njerëzit janë të lodhur dhe duan modele të mirë për të rinjtë sot, e të shkoj misioni yt deri në fund!

Sido që të jetë e sido që të dalësh – me fitore apo jo, sonte do të jetë një nga netët më të bukura të jetës tënde dhe të gjithë jemi jashtëzakonisht krenarë për ty!

Suksese të gjithë fermerëve dhe fitoftë më i miri!”, shkruan Vesa.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania