
Reperi i njohur nga Shqipëria, Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, ka shprehur publikisht përkrahjen për kandidatin për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, raporton lajmi.net
Përmes një postimi në Instastory, Noizy ka bërë të ditur se të shtunën, në orën 18:30, do të jetë në Drenas, në një ngjarje madhështore që shënon mbylljen e fushatës zgjedhore të kandidatit të PDK-së, Lladrovci.
