JiL.al - Jeto i Lumtur

Flet daja i Heidit. Si i duket babait të saj Romeoja si ‘dhëndër’?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Romeo u shpreh në spektaklin e mbrëmshëm se Heidi i jep energji të mirë dhe se ka simpati për të. I pyetur se si i priti familja e Heidit të tilla deklarata, daja i Hedit tha në “Fan Club” se ‘si çdo baba tjetër edhe për atë asnjë “nuk është aq i mirë për vajzën e vetë’.

Nga ana tjetër, Ronaldo Sharka ja ka pritur me batutë se: “Kjo do të thotë se babai i Heidit e ka pranuar Romeon si dhëndër.” Daja i Heidit: Babai i Heidit do të donte që… si çdo baba tjetër edhe për atë asnjë “nuk është aq i mirë si vajza e vetë’. Ndërsa motra e ka pritur me hahaha.

Ronaldo: Kjo do të thotë se babai i Heidit e ka pranuar Romeon si dhëndër.

Sonila: Ronaldon e njoh herët dhe kam një vrejtje për ju që doni ta portretizoni Heidin si një person që ka shkuar aty për t’u lidhur. Për mua është e pakonceptueshme që një vajze e kultivuar si ajo të shkoj në një realitishoë dhe maksimumi që mund të pritet është që ajo të lidhet me dikë. Big Brother është krijuar për të kultivuar sjelljet sociale të një personi apo një tjetri, jo për të qenë i fokusuar në një romancë.

Scroll to Top