Flet nëna e Asqeri Mandrit: Nusen vetëm e shtyu, ajo e tradhtonte!

Editor
3 Min Read

Nëna e Asqeri Mandrit pranon se djali i saj vendosi kamera në shtëpi për të monitoruar gruan, pasi ishte xheloz.

Teksa merr në mbrojtje djalin ajo hedh akuza ndaj nuses.

“Ishim në rregull, biles një goce i bija nga koka, mos ma prek nusen se e kisha aq mirë sa s’ka. Kjo e shtrënguar s’ka qenë asnjëherë. Me thënë të drejtën mori rrugën e gabuar. Doli…mbulo këtu e mbulo aty. Unë si nënë asnjë llaf çunit. Se nëna ta përzije çunin është shumë e zorshme. Dhe rrogën se dorëzoi, katër kalamaj, një e kam rrit pesë 5 muaj, njërën 2 javëshe, njërën 3 javëshe, njërën një javësh dhe ka ik në punë.

Shkonte në punë, unë gjithë punët, me hëngër, me pi. Isha e fortë. Duli krejt kjo, lakuriq. Burrin e kisha të mirë, çuni nuk foli, tha bëri 3 gabime, ja fala. Iku çuni jashtë shtetit 8-9 muaj, si ja nisi në telefon bam-bam deri kur e çmendi. I dolën mendtë çunit. E pashë unë iku çuni nga mendtë. S’jemi familje e degjenerume. Ishim familje normale, s’ka kishte bërë vaki. Unë kisha katër goca, po i kisha… Shkonte në punë, punonte me thënë të drejtën. Ka 8-9 vjet e martuar. Kjo në punë punonte, rrugave..”

Ka ushtruar dhunë djali?

Ti kishte rrahur nuk ishin…jo o djalë jo. Djali kishte nja 8-9 muaj, e kemi bërë me kredi. Mos e gëzofsha unë me gjithë këto. Kjo doli pastaj krejt. Theva këmbën, nuk bëra zë, më sillnin gocat për të ngrënë. Tani jam pak më mirë.

Kishin debate?

Nuk i bënte shërbim, ja hidhte rrobat atje. Nuk ia paloste. I palosja vetë sa kisha takat. Ditën e dielë kapte kalamajtë e dilte. Janë katër goca, bërë dhe një çun i thash.

Pse u kthye djali?

Djali u kthye se e pashë unë ca ishte duke i bërë kjo. Kjo mafiozët ia çonte te puna. I mori shokun në telefon, e pyeti ca pune bën Asqiriu, a është trafikant gocash, si e ka vendin aty që rri. Gabime i kam pa sa duash, i kam mbuluar. Çunit hiç, as kësaj hiç.

Djali e ka dhunuar?

Jo si ka ushtruar dhunë fare. E kishte pas denoncuar kjo.

Po thoni që e ka bërë me qëllim? Po po…

Po kamerat kush i ka vendos?

Mizerja çuni. A ne i vendosëm?

Ishte xheloz? Ishte xheloz i paparë. Nuk më pyesin çunat mua./report.tv

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *