Flet personi që sulmoi Bebe Rexhën: Ja pse e godita me telefon

Jil
Jil
1 Min Read

Bebe Rexha pësoi një incident të rëndë teksa po këndonte gjatë një koncerti në New York. Dikush nga turma i hodhi celularin në fytyrë duke i shkaktuar dëmtim. Është raportuar se Bebe u dërgua në spital pas incidentit dhe u detyrua të bënte 3 qepje. Bebe publikoi në Instagram foto të syrit të saj të mavijosur dhe shkroi krahas postimit “Jam mirë”.

Personi që sulmoi Beben, i cili sipas Rolling Stone, është Nicolas Malvagna nga New Jersey, ka folur lidhur me ngjarjen. Publikimi raporton se zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhattan thotë se Malvagna ka pranuar se ka hedhur telefonin.

Advertisements

27-vjeçari mësohet se ka shpjeguar edhe motivet e tij, teksa thuhet se ka thënë: “Po përpiqesha të shihja nëse mund ta godisja me telefon në fund sepse do të ishte qesharake”.

Advertisements

Sipas publikimit, ai u dërgua në paraburgim dhe është akuzuar me dy akuza për sulm në shkallën e tretë; një akuzë për ngacmim në shkallën e dytë; një akuzë për ngacmim të rëndë në shkallën e dytë; dhe një akuzë për tentativë sulmi në shkallën e tretë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *