Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu, më të dashuruar se kurrë. Moderatorja publikon fotot..

Jil
Jil
1 Min Read

Prej disa vitesh, këngëtari i njohur shqiptar, Flori Mumajesi është përfolur se është në një marrëdhënie dashurie me moderatoren e njohur nga Kosova, Liberta Spahiu. Ata e mbajtën të fshehtë për disa vite deri fundvitin e 2022-shit kur vendosën të dilnin hapur.

Ishte vetë artisti Flori Mumajesi ai i cili publikoi në rrjetet e tij sociale një foto dhe konfirmoi romancën e tij me moderatoren kosovare. E megjithatë, që pas atij momenti çifti janë treguar hermetikë për lidhjen e tyre dhe fotot së bashku janë shumë të rralla.

Mirëpo, së fundmi, vetë moderatorja publikoi një imazh krah kantautorit ku duken shumë të lumtur. Liberta e postoi këtë foto në rrjete sociale pas një kërkese të ndjekësve. “A do na tregosh një foto me Florin Mumajesin?”, e pyeti një fans dhe menjëherë ajo ua plotësoi dëshirën.

‘Jo foto po video’ – shkroi Liberta Spahiu krahas fotos së publikuar në rrjetet e saj sociale, duke rikonfirmuar se ajo dhe Flori Mumajesi vijojnë të jenë bashkë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *