Flori Mumajesi ‘thyen heshtjen’, publikimi me zërin e Elvana Gjatës ndez rrjetin

Jil
Jil
2 Min Read

Prej kohësh i distancuar nga vëmendja publike, kantautori Flori Mumajesi rikthehet sërish përmes një postimi enigmatik në rrjetet sociale. Një Instastory e fundit ka ndezur kureshtjen e ndjekësve.

Në videon e publikuar, ekrani mbizotërohet nga errësira, ndërsa tingujt në sfond janë thellësisht emocionalë. Në mes të kësaj atmosfere, dëgjohet zëri i Elvana Gjatës, i vendosur dhe intenziv:

“A do ta harrosh si njeri… apo e do vërtet në jetën tënde? Thuaj të vërtetën.”

Përballë tonit të saj të vendosur, Mumajesi përgjigjet me një pasiguri të hapur, por të sinqertë:

“S’e di.”

Më pas, ndjekuesit përfshihen nga fragmente nga kënga e tij e njohur “Pa jetë”:

“Si mund të t’dojë dikush ty nuk e di, kur ti e hedh në plehra atë dashuri.”

Videoja përfundon me një moment të pazakontë dhe reflektues — një kor fëmijësh që këndon një pjesë të atëjtë këngë, duke i shtuar postimit një ndjesi dramatike dhe meditimi.

Reagimet e publikut nuk kanë munguar. Shumë fansa po spekulojnë se ky mund të jetë sinjal i një rikthimi muzikor nga Flori Mumajesi, pas një periudhe të gjatë heshtjeje. Të tjerë e shohin këtë moment si një reflektim personal mbi të shkuarën dhe marrëdhëniet e tij—që mbetet i hapur për interpretime.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania