Një imazh befasues që kap momentin kur e porsalindura Antonella buzëqeshi për herë të parë me babanë e saj është bërë shpejt virale. Duke prekur zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Po çfarë qëndron pas kësaj fotoje mallëngjyese? Le të eksplorojmë pak më shumë mbi historinë e kësaj familje të bekuar me një fosjhnjë.
Antonella është vajza e Tarsila Rosa Cordeiro dhe Flávio Dyego Vilela. Nëna beson se Antonella e njohu zërin e babait të saj, i cili fliste dhe luante me fëmijën çdo ditë gjatë shtatzënisë. “Mjekët e vunë mbi mua teksa ajo ishte duke fjetur dhe sapo ai foli me të, Antonella hapi sytë dhe buzëqeshi!” tha nëna.
“Ai i thoshte gjithmonë se e donte shumë. I thoshte ‘mirëmëngjes’ kur shkonte në punë dhe përshëndeste sapo mbërrinte dhe e përkëdhelte. Dhe, siç duket çuditërisht, gjithmonë në të njëjtën orë çdo ditë, ajo fillonte lëvizte. Dhe sapo Antonella lindi, babai i saj përsëriti frazën që thoshte gjithmonë kur ajo ishte në bark; “Përshëndetje fëmijë, babi është këtu!’”, thotë Tarsila.
Flávio përmendi se ndihej i bekuar që mori buzëqeshjen e vajzës së saj, “Mendova se e dija se çfarë ishte ndjenja e dashurisë së vërtetë derisa pashë buzëqeshjen më të sinqertë në botë… Në atë moment, isha i sigurt se çfarë ishte dashuria.”about:blank