Pas daljes nga “Big Brother VIP 2”, Kiara Tito ka marrë dhurata të shumta nga fansat e saj të shumtë. Buqetat e bukura me lule kanë qenë aq të shumta, sa një ndjekës i ka dhënë një ‘këshillë’ moderatores së njohur.
Duke qenë se ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri i poston këto dhurata në rrjetet sociale, si një falënderim për fansat, dikush i ka dhënë një ide se çfarë mund të bëjë me to.
“O për Zotin hap një dyqan lulesh”, i ka shkruar dikush.
Këtë mesazh Kiara ka vendosur që ta publikojë në “Instastory” dhe duke qeshur i përgjigjet shkurt:
“Shumë shpejt”.
Tani fansat janë kuriozë që dinë nëse Kiara po e mendon vërtetë të hap një dyqan lulesh, apo përgjigja e saj ishte thjesht një shaka.