FOTO/ Hyrje të reja në “Big Brother VIP”?! Çfarë pritet të ndodhë sot brenda shtëpisë

Jil
Jil
2 Min Read

“Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Ai është një shoë televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Është një garë e pastër midis banorëve, qëllimi i së cilës është të ketë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës. Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

Ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes e padyshim çdo e re që ndodh nuk kalon pa u diskutuar. Vetëm pak më parë me anë të një Instastory, prezantuesja e spektaklit, Arbana Osmani na ka zbuluar se në shtëpi do të ketë ‘hyrje të reja’ dhe janë pikërisht fëmijët me aftësi ndryshe si një  surprizë shumë e këndshme për banorët.

Sot në shtëpinë e Big Brother vizitorët më specialë

FOTO/ Hyrje të reja në "Big Brother VIP"?! Çfarë

LEXO TË RADHË

FOTO/ Futbollisti shqiptar i bën surprizën e papritur Luizit në shtëpinë e Big…

Shakaja “pa kripë” e Deas për fëmijët jetim që bëri bujë në rrjet, ja vendimi i papritur i blogeres…

Kunati i Luizit surprizoji këngëtarin, por nuk e përmendi Kiarën/ Flet miku i…

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *