Identifikohet 17-vjeçari i cili humbi jetën tragjikisht pasi u zu poshtë nga ashensori në club “Orange” ai është Antonio Delilaj. Djali ishte i afërm i pronarit të lokalit.
17-vjeçar ka ndërruar jetë pasi fatkeqësisht e ka zënë poshtë ashensori në lokalin ku ai punonte si ndihmës kamarier. Mësohet se ashensorit i cili shërbente kryesisht për furnzimin e lokalit iu këput kavoja.
Blutë kanë vënë në pranga një 43-vjeçar i cili rezulton se ka montuar ashensorin, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i këtij biznesi të quajtur “Orange Club”. Eshtë prangosur Lulzim Allkushi (montuesi i ashensorit) dhe është shpallur në kërkim Spiro Iliadhi (pronari i lokalit të natës).