FOTO/Plas sherri për BBV, Lori Hoxha reagon ashpër ndaj shkrimit të Sonila Meços: Na ke inat…

Jil
Jil
2 Min Read

Lori Hoxha ka reaguar ndaj komentit të gazetares Sonila Meço për ‘Big Brother VIP Albania’. Edhe pse komenti u bë tek ‘close friends’ në Instagram, ajo që Lori shkroi për Meçon u bë publike. ‘Iconstyle’ siguron ‘instastory-n’ ku ka shpërndarë shkrimin e gazetares duke e krahasuar me inatin e një personi ndaj një grupi ‘cool’ të shkollës.

“E keni parasysh ai grupi “cool” i shkollës që me të mirat apo të këqijat e veta prapë është “cool”. Dhe ti në thelb i ke inat po nëse ata do të ftonin të haje drekën me ta, ti do ti lije shokët e fëmijërisë në baltë vetëm që të uleshe njëherë me ta.”

Ky koment, vjen pas shkrimit që bëri ditën e sotme gazetarja Sonila Meço ‘Big Brother’. Ajo i quajti banorët dhe shikuesit e këtij formati ‘kavje’, madje tha se banorët janë mjaftueshëm të rritur për t’u konsideruar viktima, për t’iu bërë gjyqin e për t’u përdorur në një ‘laborator mekanik’, siç i quan ajo.

“Janë kaviet jashtë laboratorit, që presin drejtësi nga një lojë, në një tv privat, me skenar, sponsora dhe fitime marramendëse prej përfshirjes së tyre”– thotë gazetarja për shikuesit të cilët reagojnë menjëherë sapo një gjë ndodh me banorin e tyre të preferuar.

FOTO/ Plas sherri për BBV, Lori Hoxha reagon ashpër ndaj shkrimit
Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *