
Heidi Baci ka qenë së fundmi e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me Top” në emisionin “E Diell”, në Top Channel
Heidi Baci ka qenë së fundmi e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me Top” në emisionin “E Diell”, në Top Channel. Ajo foli për eksperiencën e saj si moderatore e “Fan Club Big Brother VIP 4”.
“Jam shumë e lumtur se mbaruam Fan Club me sukses, feedback shumë i mirë, një publik fantastik. Jam vërtetë shumë e kënaqur”, tha ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”.
Heidi u shpreh se ky rrugëtimin i ri për të ka patur sfidat e veta, por ka patur afër njerëz që e kanë mbështetur shumë.
“Jam krenare me veten time, kam dhënë maksimumin”, tha Baci.
Më pas në një moment gjatë intervistës, Ronaldo Sharka e vendosi atë përballë disa fotografive të disa prej ish-banorëve të BBV 3 dhe jo vetëm. Heidi do zgjidhte nëse do e griste, do e puthte apo injoronte personazhin në foto.
Kur Ronaldo i tregoi foton e Egla Cenos ajo tha e ‘injoroj’. Të njëjtën gjë bëri edhe me foton e Meriton Mjekiqit.
Heidi ndryshoi mendim kur u shfaq fotografia e Graciano Taganit dhe duke qeshur tha:
“Me ndryshuar i çik ritmin edhe e grisim”.
Më pas Heidi puthi foton e Sara Gjordenit, me të cilën ka ruajtur shoqëri pas mbarimit të “Big Brother VIP 3”.
Heidi vendosi që ish-banoren e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Ilnisa Agolli, t’a injoronte.
“Fation Kuqari personazh shumë pozitiv, edhe mund ta puth”, tha Heidi më pas kur u shfaq fotografia e tij.
Kur u shfaq foto e Xhilda Luzit dhe Neda Ballukut, Heidi i puthi të dyja dhe shtoi se ‘qenkan të gjitha shoqet e saj’.