JiL.al - Jeto i Lumtur

Frikë në Durrës, një burrë kafshohet nga dy qen pit bull

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Durrës –

Pasditen e sotme, në lagjen nr. 13, shtetasi H. B., 84 vjeç, është sulmuar në rrugë, nga 2 qen të llojit pitbull.

Si pasojë, 84-vjeçari është dëmtuar dhe është dërguar në spital, ku po merr asistencë mjekësore.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe procedimin penal të shtetasit/sve përgjegjës për qentë.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /noa.al

Scroll to Top