Frikë në Jeruzalem, 16-vjeçari palestinez plagos me thikë dy policë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dy policë izraelite u plagosën në një sulm me thikë në Jerusalem. Sipas The Times of Izrael, duke cituar policinë izraelite, sulmuesi ishte palestinez dhe i armatosur me thikë, ai sulmoi policët, duke plagosur rëndë njërin prej tyre. Më pas, policët janë kundërpërgjigjur, duke neutralizuar autorin.

Njëkohësisht, policia thekson se në vendin e ngjarjes është arrestuar edhe një tjetër i dyshuar. Autori i sulmit është identifikuar nga policia si një 16-vjeçar banues në lagjen Issawiya të Jerusalemit Lindor.

Zona e sulmit mbetet e rrethuar dhe shefi i policisë izraelite Yaakov Shabtai ka shkuar në vendngjarje. Më 12 tetor, një palestinez nga Jeruzalemi Lindor kishte hapur zjarr në të njëjtin vend, duke plagosur dy ushtarë, përpara se të vriste veten.

Gjithashtu më 30 tetor, një palestinez i Jerusalemit Lindor u vra pasi qëlloi një oficer policie izraelite pranë një pike karburanti në të njëjtën zonë. Që nga fillimi i luftës, e cila shpërtheu më 7 tetor me një sulm vdekjeprurës të nisur nga Hamasi në Izrael, tensioni është rritur në Jerusalemin Lindor dhe në qytetin e vjetër, i cili është braktisur nga turistët.about:blank

Në Bregun Perëndimor të pushtuar, të paktën 150 palestinezë janë vrarë nga ushtarë ose kolonë izraelitë, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Scroll to Top