Presidenti i Shoqërisë Ndërkombëtare Titanic, e themeluar në 1989 për të ruajtur kujtesën historike të Titanikut, njoftoi se ekspeditat në rrënojat e Titanik duhet të ndalohen pas vdekjes së pesë personave në bordin e nëndetëses Titan.
Mediat e huaja shkruajnë se në një deklaratë nga presidenti i TIS Charles Haas, shprehu shqetësimin nëse vizitat në rrënojat e Titanikut, në një thellësi prej rreth 3,800 metrash në Atlantikun e Veriut, duhet të vazhdojnë.
“Është koha që të shqyrtojmë seriozisht nëse misionet me njerëz në rrënojat e Titanikut duhet të ndalen për arsye sigurie, pasi pak më shumë mund të mësohet për të”, është shprehur ai.