“Atë të shëndetit mendor e ka rrenë”/ G Bani: Egli është avokatja

Editor
2 Min Read

I ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro në Top Albania Radio ka qenë i ftuar G Bani. Pas rifutjes për herë të dytë në BBV, ai më 4 Mars u largua nga shtëpia, duke lënë përfundimisht “Big Brother Vip”.

Në nisje të spektaklit, moderatori Ledion Liço hyri në shtëpi, duke i komunikuar banorit se babai i tij ndodhet në spital në Londër për kurim. Familjarët kanë theksuar se babai i banorit ndodhet në gjendje të stabilizuar. Për këtë pjesë, ai është shprehur ashtu si në rrjetet e tij sociale, se e ka takuar dhe është më mirë. Ndryshe nga herët e tjera, G Bani ka vendosur të flasë më hapur mendimet e tij në publik, ndaj në këtë intervistë, ai diskutoi edhe me Zhaklinën dhe Bledin në lidhje me ngjarjet e fundit të ndodhura gjatë orëve të fundit.

Një nga këto ngjarje është padiskutim rifutja e Eglit në shtëpi. Në lidhje me marrëdhënien e saj me Gjestin, G Bani u shpreh:

Është e shkolluar, është e artikuluar, i ka të gjitha të mirat. Me Eglin e vetmja gjë është që ta merr informacionin, si çdo lojtar tjetër, ta kthen kundër, të përflet, e të gjitha këto gjërat dhe për Gjestin ndryshoi komplet 360 gradë drejtim. Se ishte parimore, e drejtë, e barabartë, pastaj kur erdhi Gjesti dhe i tha ‘hajde t’i godasim me çfarë të kemi mundësi në moral, në gjumë’, Egli ndryshoi. Kjo është e gjitha mbi Eglin.

I pyetur nga Bledi Mane se përse ka këtë pasion për të folur për Eglin, ndryshe nga herë të tjera, G Bani u përgjigj:

Jo, nuk e kam për Eglin. Nuk po flas për Eglin. Absolutisht, thjesht unë e di që Egli është në dashuri. Atë të shëndetit mendor e ka rrenë. Është avokatja e djallit. Fiks, jo tani se po ndryshon, por me Gjestin ishte avokatja e djallit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al