
Ai vazhdimisht ka debate me banorët në shtëpi, e sidomos me Gjestin.
E keqja e kthimit të tij është se G-Bani po përdor informacione nga jashtë, deklarime të të tjerëve e gjithçka tjetër vetëm e vetëm për të goditu banorët brenda.
Njësoj veproi edhe sot gjatë një përballje me Gjestin.
Ai ofendoi Gjestin dhe shokët e tij, që thotë se jetuan duke i mbajt një femër.
“Papaka ju ka mbajt një femër gjashtë vetave. Ik papak, klloshar”, dëgjohet duke i thënë Gjestit derisa ky i fundit i thotë të mos merret me familje dhe mos t’ia ofendojë shokët.
Duhet përkujtuar që është pikërisht një prej ish-miqve të Gjestit që publikisht kishte folur për të kaluarën e tij, ku ndër të tjerash fliste se se i Diellza, ish e dashura e Gjestit ishte përkujdesur për të dhe shokët e tjerë derisa jetonin në Prishtinë./Lajmi.net/