Gati pë atentat? I armatosur ‘deri në dhëmbë’, e pëson keq

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 35 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi po lëvizte i armatosur në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

35-vjeçari i cili rezulton banues në Shkodër, po lëvizte me këmbë, i armatosur me një armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje. Armën i riu po e mbante në çantën e shpinës.


Policia ka sekuestruar gjithashtu brenda çantës një sasi municioni luftarak, doreza dhe kapuç duke krijuar indiciet se i riu mund të kryente një atentat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

“Në kuadër të këtij operacioni, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar, kapur në flagrancë dhe kanë arrestuar shtetasin A. N. (Xh.), 35 vjeç, banues në Shkodër.about:blank

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, dhe në çantën e tij të shpinës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me silenciator, me fishek në fole, gati për qitje, një sasi municioni lufatrak, doreza dhe kapuç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe të qëllimit të këtij shtetasi”, njofton policia.

Scroll to Top