Gazetari Artan Hoxha zbulon për herë të parë

Editor
2 Min Read

Artan Hoxha ka dhënë disa detaje nga komunikimet e SKY ECC, mes kriminelëve shqiptarë, të cilët kanë organizuar vepra penale nga më të rëndat, që nga trafiku i nrakotikëve deri te vrasjet. about:blank

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha zbuloi për herë të parë se personi me nofktën “Toto Rina” në SKY, është në fakt Nuredin Dumani. 

Në një bisedë të zbuluar nga SPAK, Dumani komunikon me Bujar Gërmizin për një atentat që po organizohej. 

Hoxha tha se Dumani nuk ia ka treguar nofkën e tij SPAK-ut edhe pse është bashkëpunëtor i drejtësisë, ndaj pritet të merret në pyetje sërish. 

“Bujar Gërmizi kishte kontakte në Shqipëri. Organizimin e atentatit ndaj dy vëllezërve që jetojnë në Londër, e ka marrë përsipër ky. Ka kërkuar informacion nëpërmjet Policisë së Shtetit. Ku implikohet policia? Mes tyre hyn shefi i krimeve i komisariatit 6, që ka dhënë informacion për lëvizjet e këtyre shtetasve, imazhin e tyre, ku ndodhen, etj.

Në dosje nuk thuhet kush janë vrasësit. Më rezulton një personazh që komunikon me Bujar Gërmizin dhe përdor nofkën “Toto Rina”. Ai është komandanti i skuandrës së pushkatimit. Ai komunikon me Gërmizin, që e ka nofkën “Galan”, si kandidati për President që vranë në Kolumbi. Në bisedat mes tyre kuptohet që po organizohet atentati.

Kanë bërë edhe atentat ndaj pronarit të Wilson, rezulton që e kanë mërrë këta përsipër, por është për llogari të një grupi në Dubai.

Kush është Toto Rina? Më rezulton se është Nuredin Dumani. Nuredin Dumani ka përdorur dy aparate të SKY, nofkën Toto Rina. Ai nuk e ka thënë këtë gjë deri tani edhe pse është bashkëpunëtor i drejtësisë. Ai ka treguar vrasje, por ka edhe gjëra që nuk ka thënë.about:blank

Toto Rina, ka qenë nofka e Dumanit dhe atentatin do ta kryente skuadra e Nuredin Dumanit”, tha Hoxha. 

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *