JiL.al - Jeto i Lumtur

Gazetari Bledian Koka ‘ndez’ debatin me deputetin e PS: Mos

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gazetari Bledian Koka dhe deputeti i Partisë Socialiste Etjen Xhafaj, kanë debatuar këtë të hënë në studion e “Now me Erla Mëhillin” lidhur me zgjedhjet e zhvilluara një ditë më parë në Rrogozhinë, ku Partia Socilaiste shënoi një fitore të thellë. Pikërisht kjo fitore e thellë vetëm pak javë pas zgjedhjeve të para ka bërë që sipas gazetarit Koka të lindin dyshime se zgjedhjet janë vjedhur nga Partia Socialsite. Deputeti socialist e ka mohuar këtë gjë e madje e ka quajtur gazetarin Koka, gazetar konspiracionit e të painformuar.

Etjen Xhafaj: Gazetari konspiracionit, me përçmimin nuk mund të bëjë gazetari dhe nuk mund të thotë se Kryevidhi ka qenë bastion i djathtë. Ai është nga ato ish-komuna të majta e cila në 14 maj ishte me 96 vota për zotin Hoxha, ndërsa këtë herë ishte me 55 vota për kandidatin tonë zotin Memollaj. Ju gëzoni me teori konspirative.

Bledian Koka: Hajduti të bëjë viktimën në televizor, kjo është e tepërt. Tani mirë që na keni qelb procesin këtu, por të vish e të bësh edhe viktimën… edhe stomaku bën të vetëm, mos na e bëj shumë viktimën.

Scroll to Top