Gazetari Sokol Bregu tha se arrestimi i Dritan Rexhepit është një nga arrestimet më të mëdha për të cilat publiku ka dëgjuar 2-3 vitet e fundit.
Sipas gazetarit, Rexhepi ka një mendje të veçantë kriminale dhe është i aftë të organizojë një organizatë kriminale brenda natës.
“Është një ndër arrestimet më të mëdha që mund të kemi dëgjuar 2-3 vitet e fundit. Rexhepi nuk është thjesht një person i kërkuar. Për Shqipërinë mbetet një ndër personazhet kryesore të krimit. Është arrestuar 5-6 herë dhe është arratisur, herën e 6-të në Ekuador bleu një avokat që i siguroi një raport dhe doli nga burgu.
U arratis nga Shqipëria pasi vrau 2 policë, është arratisur nga një burg italian dhe nga një burg belg. Vetëm në Ekuador nuk është arratisur, bleu një avokat kur e pa që nuk mund të arratisej.
Është një mendje kriminale tepër e veçantë. Kur ishte vetëm 20 vjeç vrau 2 policë. Është personazh i frikshëm në mënyrën si mendon dhe si e organizon rrjetin kriminal të tij, grup që nuk ka lidhje permanente.
Rexhepi është vetëm. I aftë të organizojë një organizatë brenda një nate në mënyrën si e do ai.about:blank
Është personazh që ka aftësinë të bëjë miqësi me çdo grup kriminal kudo të botë. Është i egër, është i dhunshëm, është një mendje kriminale.
Arrestimi i tij nuk do të ndihmojë në zbulimin e grupeve të tjera. Është arrestuar për llogari të Italisë. Nga burgu turk nuk mund të arratisesh. Janë burgje të cilat, unë kam dëgjuar e lexuar që dhe kur të ka ardhur dita për të dalë, të kanë harruar se nuk janë as dokumentet. Janë burgje shumë të rënda”, tha ai në MCN TV.about:blank
Bregu shtoi se në lidhje me pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës për Dritan Rexhepin në Shqipëri rëndon vetëm akuza për rrëmbim personi pasi trupi i viktimës nuk është gjetur.
“Rexhepi kishte porositur për të dërguar drogë në Britaninë e Madhe. Droga nuk u kap, u vodh. Dhe kur u vodh ai nuk mund ta gjente dhe porositi pengmarrjen e të vëllait, që nuk kishte lidhje fare me vëllain e tij.about:blank
E morën për t’i bërë një shantazh , në një moment nga dhuna që iu ushtrua humbi jetën, trupi nuk u gjet kurrë. Kur nuk ka trup nuk mund të ketë akuzë për vrasje, ka akuzë vetëm për rrëmbim.
Shteti shqiptar nuk mund të ndërhyjë. Dënimi që mund të marrë në Shqipëri është më i ulët se çdo marrë në Itali. Nuk mendoj se shtetit shqiptar është i interesuar për ta sjellë në këtë vend. Në Itali ka akuzat më të rënda. Dënime më ekstreme dhe siguri më të lartë”, tha ai.