Gazetari Besar Bajraktaraj foli në lidhje me vetëvrasjen e oficerit të policisë Arben Pjeçi, pak ditë më parë në komisariatin e Durrësit.about:blank
I ftuar në emisionin “Review”, ai theksoi se krisma e armës nuk është dëgjuar, ndërsa shtoi se vetë policia ka dhënë shumë pak sqarime në lidhje me ngjarjen.
Ai nënvizoi se polici ishte në kushte të rënda psikologjike.
“Është një ngjarje që ka pikëpyetje për faktin se nuk është dëgjuar krisma e armës. Policia deklaron se është bërë me puthitje në trupin e të ndjerit, megjithatë atë ekspertët thonë se një krismë arme mund të dëgjohej nga kolegët.
Rrethanat janë treguar disi në mënyrë shumë të shkurtër nga ana e uniformave blu. Është hera e parë që një polic vetëvritet në komisariat. Polici ishte në kushte të rënda psikologjike”-tha ai.