
Gazetari Renato Leka i ftuar në Euronews Albania tha se një arsye se pse Greqia e çoi në Bruksel çështjen e arrestimit të kandidatit të koalicionit të Bashkë Fitojmë në Himarë, Fredi Beleri, është sepse do të tregojë që Greqia është një lojtar i fortë në rajonin tonë.
Sipas tij para arrestimit të Belerit marrëdhëniet greko-shqiptare ishin më të mira se kurrë dhe shtoi se kjo gjë nuk duhet të humbasë.
“Kjo është një ngjarje e rëndë, sepse të arrestohet një kandidat dy ditë para zgjedhjeve nuk është shumë normale. Rruga e Shqipërisë drejt Europës kalon dhe nga Greqia. Të dy vendet janë aleate dhe janë shumë afër.
Para arrestimit të Belerit, marrëdhëniet greke-shqiptare ishin shumë të mira, vazhdoi edhe debati për pensionet e emigrantëve shqiptarë ne Greqi. Këtë nuk duhet ta humbim. Qeveria donte të tregonte se po informonte Europën për gjithçka për të treguar se Greqia është një lojtar i fortë në rajonin tonë”,-tha gazetari Renato Leka.
- Më të lexuarat
- Shkodrani i “çmendur” pas Luizit, nuk do ta besoni se çfarë bëri në fletën e votimit (Foto)
- Shifra marramendëse, ja cfarë REKORDI të jashtëzakonshëm theu kënga e Luizit me të…
- Foto/ Luiz Ejlli nuk ndalet, thyen një tjetër rekord, ja çfarë ndodhi me…
- Krisje mes Kiarës dhe Luizit? Çifti publikon FOTON që i habit të gjithë