Gazetarja e njohur zbardh detaje nga zhdukja e Ervis Martinajt

Editor
2 Min Read

Gazetarja Aida Topalli është shprehur se zbulimi i të vërtetës për zhdukjen e Ervis Martinajt do të jetë një nga hetimet më komplekse dhe më të vështira në Shqipëri.about:blank

Komentet Topalli i bëri në një emision televiziv, ku tha se përderisa nuk ka të dhëna për hyrje dalje nga vendi në sistemin TIMS dhe përderisa nuk ka pamje filmike që të tregojnë se ai është gjallë, pista kryesore mbetet ajo e zhdukjes së tij.

Ajo tha gjithashtu se edhe nëse gjenden personat që fshihen pas zhdukjes së Martinajt, nëse nuk gjendet kufoma e tij, është e pamundur që të hetë dënime për vrasje për ta dhe për këtë mori shembull zhdukjen e Jan Prengës.

“Balla tha se Policia disponon shumë informacione përsa i përket zhdukjes së Ervis Martinajt. Unë doja të rikthehesha pak në kohë dhe të kthehesha te zhdukja e Jan Prengës.

Jan Prenga u sigurua që ishte marrë nga grupi Hajri, ishte çuar në kompleksin Golden dhe sot e kësaj dite trupi i tij nuk është gjetur. Edhe sot e kësaj dite, nuk mund të merret një dënim i qartë për personat që e rrëmbyen, pasi ende nuk mund të quhet vrasje, përderisa nuk ka kufomë.

Për sa kohë nuk ka hyrje dalje të Martinajt në sistem, përderisa nuk ka informacione që ai mund të jetë parë diku gjallë, pista kryesore është ajo e zhdukjes së tij. Mesa duket do të jetë një nga hetimet më komplekse dhe do të jetë shumë e vështirë për t’u zbuluar fati i Ervis Martinajt”, tha Topalli.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *