
Një 21-vjeçar vrau 8 persona dhe plagosi 13 të tjerë në qytetin Mlladenovac, rreth 50 km në jug të Beogradit mbrëmjen e së enjtes. Ngjarja ndodhi vetëm një ditë pas masakrës në një shkollë fillore të Beogradit, ku një 14-vjeçar vrau me armë zjarri 8 nxënës dhe rojën e shkollës.
Gazetarja serbe Katarina Radojiçiç tha në një intervistë për Euronews Albania se 21-vjeçari tashmë i arrestuar, i kishte nisur të shtënat masive pas një konflikti që kishte pasur në shtëpi me familjarët e tij.
“Ende nuk i dimë arsyet e sakta pse ndodhi kjo, por rezulton se ai pati një konfrontim me njerëzit e familjes dhe reagoi duke hapur zjarr. Këto janë për momentin arsyet e ngjarjes, por po hetohet nëse pas kësaj fshihen arsye të tjera. Mesa dimë, familja e tij ishte shumë e mirë dhe që e donin të gjithë, ndaj kanë mbetur të gjithë të tronditur për këtë që ndodhi”, tha gazetarja.
- Më të lexuarat
- E frikshme/ Luizi ka berë diçka “bombë”, sapo u zbulua i gjithë skenari
- “Ndërprisni gjithçka”, Hile kunder Luizit? 3 ditë larg finales, futen 2 “banorë të…
- Cmendet BBV! Cfare po ndodh mor Luiz? Produksioni po fsheh dicka tronditese
- Personazhi i njohur i showbizit tregon fjalët që mamaja e Luizit i tha…
- VIDEO/ Iliri dhe Donaldi thirren me urgjencë në dhomën e rrëfimit, çfarë i…
- Luizi pretendon se Kristin dhe Efin i ka çuar në finale, reagimi epik i…