JiL.al - Jeto i Lumtur

Gazetarja turke përhap propagandën greke: Si po persekutohe

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Greqia duket se po përdor të njëjtën metodë si Serbia për përhapjen e propagandës anti-shqiptare të mbushur plot me të pavërteta e duke ngritur pretendime të paqëna lidhur me minoritetet përkatëse që kanë në Kosovë dhe në Shqipëri.about:blank

Rasti më flagrant është një artikull i gazetares turke Uzay Bulut, e cila në një shkrim të gazetës ekstremiste në gjuhën angleze “Greek City Times”, ngre pretendimin e pavërtetë se minoriteti grek në Shqipëri ka dhjetra vite që po përndiqet, vritet e grabitet.

Artikulli skandaloz nis me avokatinë ndaj Fredi Belerit, dhe kalon më pas duke përmendur disa raste të pavërteta të “përndjekjes dhe persekutimit të grekëve në Shqipëri”.

Gazetarja thotë se grekët në Shqipëri janë përndjekur që nga koha e Enver Hoxhës, i cili u digjte shtëpitë, u merrte tokat dhe i dëbonte në Greqi. Megjithatë faktet janë krejtësisht ndryshe, të shumtë janë ata që dëshmojnë se minoriteti grek gjatë diktaturës ka qenë ndër më të “privilegjuarit” në vend.

E vërteta është se minoriteti grek në Shqipëri nuk është persekutuar dhe keqtrajtuar kurrë, por kanë jetuar në harmoni të plotë me shqiptarët në jug të vendit. Madje në disa raste, përkrahja monetare nga shteti grek ka qenë aq joshëse sa që ka tunduar edhe shumë shqiptarë të vetëdeklarohen grekë.about:blank

“Megjithatë, më të rënda janë veprimet e policisë dhe shërbimit sekret shqiptar në jug të Shqipërisë, ku jetojnë shumica e grekëve etnikë. Veçanërisht përpara gjykimit të pesë drejtuesve të Omonia-s të akuzuar për spiunazh, shumë persona u ndaluan dhe u morën në pyetje në mënyrë të paligjshme, duke krijuar një atmosferë frike mes minoritetit grek”, thuhet ndër të tjera në artikull.

Më skandaloz është dhe reagimi i eurodeputetit grek Ioanis Lagos.about:blank

“Ndërsa qeveria greke po bën përpjekje të përbashkëta për të siguruar anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, të drejtat e pakicës etnike greke të Vorio Epirit po shkelen brutalisht nga regjimi Rama. Autoritetet shqiptare kanë persekutuar pa mëshirë grekët në zonë. duke plaçkitur shtëpitë e tyre, duke ua prishur kishat dhe duke i frikësuar, madje edhe gjykatat shqiptare janë vazhdimisht të njëanshme kundër tyre.Kjo ka çuar në vrasjen e dy grekëve nga Vorio-Epiri, Konstantinos Katsifas dhe Aristotle Gouma.Shtypja e grekëve të Vorio Epirit është aq intensive sa edhe të folurit greqisht është një arsye për t’u keqtrajtuar apo edhe për t’u vrarë, siç ndodhi me Aristotle Gouma. Kjo situatë që qeveritë e njëpasnjëshme greke e kanë hasur me indiferencë të ftohtë ka bërë që minoriteti grek të emigrojë masivisht në Greqi në vend që të durojë. kushte të tilla.

“Në përgjigje të kësaj pyetjeje, Komisioni duhet të shpjegojë se si do të mbrojë të drejtat e grekëve të Vorio Epirit dhe pse negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë nuk janë pezulluar derisa ajo të jetë në përputhje me kushtet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, ka deklaruar ai.

Scroll to Top