Gërryenin lumin gjatë natës për të marrë interte, e pësojnë keq

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Shkodrës ka proceduar penalisht 5 persona, të cilët janë kapur duke dëmtuar shtratin e lumit Buna gjatë natës.

Sermet .K, Agim .S Marjan .D, Kujtim .S dhe Bledar .D u ndaluan teksa gërryenin shtratin e lumit me ekskavator dhe transportonin inertet me kamionë.

Këta 5 shtetas, të organizuar në një subjekt ekonomik, me përgjegjës shtetasin Sermet Kraja dhe me punonjës 4 shtetasit e tjerë, e kyenin këtë paligjshmëri kundër mjedisit, duke fshehur të ardhurat që gjeneronin.

U kapën në flagrancë, në orët e para të mëngjesit, teksa merrnin ilegalisht inerte, me ekskavator dhe me kamionë, procedohen penalisht 5 shtetas (përgjegjësi i subjektit ekonomik dhe 4 punonjës).

Sekuestrohen një ekskavator dhe 3 kamionë të mbushur me inerte.

Scroll to Top