Gerta Gixhari kunja ndaj Rozana Radit dhe Laert Vasilit

Jil
Jil
1 Min Read

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Gerta Gixhari, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka folur për rrugëtimin e saj në reality show.

Gjatë intervistës, Gerta u pyet nga moderatorja e programit, Bieta Sulo, për dy finalistët Rozana Radin dhe Laert Vasilin.

Për Gertën lojtarët më hileqarë të këtij edicioni janë Rozana dhe Laerti dhe ajo u shpreh:

“Rozana dhe Laerti janë më hileqarë se hileqarët sepse kanë transformuar situata dhe kanë transformuar dhe bisedat”.

Kujtojmë se brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Gerta ka patur debate të forta me të dy ish-finalistët. Madje Gixhari i ka akuzuar ata për një aleancë mes tyre, edhe pse Rozana dhe Laerti kanë debatuar herë pas here me njëri-tjetrin.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al