Prokuroria e posaçme i ka dërguar dokumentacionin e plotë ministrisë së Drejtësisë më qëllim ekstradimin e të ashtëquajturit baroni i Drogës Gëzim Çelajt.about:blank
Në SPAK ka një procedim ndaj tij për trafikim të lëndëve narkotike.
Bashkë më Çelajn në procedim është edhe shefi i komisariatit Kurbin, Dritan Metaj për të cilën dyshohet se ka ndihmuar baronin e drogës në dhënje të inforomacioneve dhe lehtësim të levizjeve.
Nisin procedurat për ekstradimin e Gëzim Çelës, të ashtuquajturit “Baron i Fushë Kuqes” që u arrestua në Kosovë.
Prokuroria e Posacme, SPAK i ka përcjellë ministrisë së Drejtësisë dosjen e plotë për të mundësuar që ish polici i kthyer në trafikant të përballet me akuzat.
Gjykata e Ferizajt, ka lënë 55 vjecarin në arrest me burg 40 ditor.about:blank
Ky është afati që autoritetet shqiptare kanë për ti kaluar homologëve në Kosovë dokumentacionin e plotë për ekstradimin!
Gëzim Çela, në kërkim prej vitesh u arrestua në një fshat të Ferizajt, ndërsa fshihej në banesën e një shtetasi nga Kosova.about:blank
55 vjecari u ndalua në shoqërinë e dy vajzave nga Shqipëria. Në banesën ku ai qëndronte u zbulua edhe një automatic.
Gëzim Cela ishte i shpallur në kërkim prej vitit 2006 për trafikim lëndësh narkotike.about:blank
Por pavarësisht akuzave, Ai vijoi aktivitetin deri në finalizimin e operacionit “Flakë në Det”
Në tetor, SPAK goditi një tentativë të grupit të 55 vjecarit për të trafikuar një sasi droge përmes një veliere.
Në pranga në këtë operacion përfundoi edhe shefi i policisë Kurbin Dritan Metaj.
Ai akuzohet si përsoni që i ka lehtësuar punë dhe ka lëvizur me makinën e tij Gëzim Celaj.
Tashmë SPAK është në pritje të marrjës së një përgjigje nga gjykata e kosovës më qëllim vijim e procedurës së ekstradimit.