Gjashtë të vdekur nga rrëzimi i avionit, mes tyre 5 politikanë

Jil
Jil
1 Min Read

Pesë politikanë dhe piloti humbën jetën të mërkurën pas rrëzimit të avionit në Kolumbi.

Avioni Cessna T210N u rrëzua në rrethana të paqarta pranë qytetit të San Luis de Gaseno, në verilindje të kryeqytetit Bogota, duke vrarë pilotin dhe pesë anëtarë të partisë konservatore Centro Democratico (“Qendra Demokratike”) e ish-presidentit Alvaro Uribe.

Viktimat janë ish-senatorja Nora Tovar, bashkëshorti i saj Guillermo Perez (koordinatori i partisë në provincën e Metës), kongresmeni Dimas Barrero , Oscar Rodríguez (këshilltari bashkiak i Villavicencio) dhe Felipe Carreno (kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e tet

Sipas raportimeve të mediave kolumbiane, zyrtarët e Centro Democratico ishin nisur me avion nga qyteti i Villavicencio me destinacion Bogota, me qëllim që të merrnin pjesë në një event të partisë.

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, shprehu përmes Twitterit trishtimin e tij për tragjedinë dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *