Gjashtë të vrarët brenda në makinë janë “ushtarët” e mafiozit

Jil
Jil
1 Min Read

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me gjashtë personat që u vranë pasditen e djeshme në Athinë. Fillimisht u raportua se janë shqiptarë, por më pas historia u përmbys. Tashmë ka një tjetër version, që viktimat janë turq.about:blank

Mediat turke dhe greke shkruajnë se viktimat janë bashkëpunëtorë të kryemafiozit Baris Boyun, i cili ekzekuton “kontratat e vdekjes” me xhelatët e motoçikletave.

Shtypi turk raporton se Baris Boyun është përfshirë në një sërë sulmesh të armatosura në Turqi dhe tani jeton në Itali i arratisur. “Ai është i njohur për bandën e vrasësve me bazë motoçikletash që themeloi në Stamboll dhe është sulmuar jashtë vendit në të kaluarën” sipas mediave.

Sipas raportimeve turke, hetimet për të shtënat, të cilat thuhet se kanë ndodhur për shkak të prishjes së pazareve mes mafiozëve. Autoritetet greke po bëjnë përpjekje për kapjen e autorëve që u larguan me makinë nga vendi i krimit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *