E rëndë, gjendet i mbytur në lumë fëmija 5-vjeçar

Jil
Jil
1 Min Read

Një fëmijë 5-vjeçar është mbytur në fshatin Raskovë në Obiliq.about:blank

Policia e Kosovës ka nisur hetimet mbi rrethanat e vdekjes së fëmijës, që u gjet i vdekur një natë më herët në lumin Llap në Obiliq.

Dyshohet se vogëlushi ka rënë në lum, ndërsa trupi i tij është gjetur rreth orës 20:30. 

“Është pranuar informata lidhur me dyshimet për rënien në lumë të një fëmije rreth katër vjeçar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilat kanë marrë të gjitha veprimet e mundshme për të gjetur fëmijën. Janë informuar institucionet përkatëse, si njësitë brenda policisë për kërkim shpëtim, FSK dhe në vendin e ngjarjes ka qenë edhe ndihma e shpejtë. Rreth orës 20:30 në lumin Llap është gjetur viktima pa shenja jete. Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML –Prishtinë për obduksion”, njofton Policia e Kosovës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *