Policia e Kosovës, ka njoftuar se është gjetur i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur nga familjarët para tri ditësh, në fshatin Baicë e Istogut.
Vëllai i tij e kishte raportuar të zhdukjen e tij në polici.
Lidhur me rastin, Policia ka nisur hetimet.
“Fsh. Baicë, Istog 13.01.2024-5:00. Në lidhje me rastin, është raportuar se me 12.01.2024 nga familjarët është gjetur viktima mashkull kosovar pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekip mjekësor. Me vendim të prokurorit, në trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Njoftimi:
“PERSONA TË ZHDUKUR – Fsh. Baicë, Istog 13.01.2024 – 5:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vëllai i tij mashkull kosovar (me probleme psikike) është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, kishte njoftuar Policia.