JiL.al - Jeto i Lumtur

Gjendet i vdekur shqiptari në Itali, zbardhen detajet e para (Emri)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 Një 39-vjeçar shqiptar është gjetur i masakruar me thikë mëngjesin e kësaj të diele në një zonë pyjore të Paderno del Grappa, Treviso, Itali. Viktima është Bledar Dedja.about:blank

Mediat italiane raportojnë se në trupin e shqiptarit janë konstatuar plagë të shumta thike në kokë dhe në gjoks. Me origjinë nga Shqipëria, Bledar Dedja punon në restorantin “L’Antica Abbazia” në Borso del Grappa që nga viti 2021. Ai la pas gruan dhe një vajzë të vogël.

Ka qenë familja e tij ajo që ka ngritur alarmin për zhdukjen e 39-vjeçarit që banonte në Asolo, pasi prej pasdites së të shtunës nuk kishin patur asnjë kontakt me të.

Duke mos e parë të kthehej në shtëpi pas turnit të punës, ata kanë ngritur alarmin në polici mëngjesin e së dielës. Trupi i pajetë i Bledar Dedjas u gjet disa orë më vonë në një zonë pyjore të Paderno del Grappa.

Tashmë hetuesit po e hetojnë rastin për vrasje. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një Mercedes i bardhë, i cili nuk dihet se kujt i përket.

Scroll to Top