Gjendet i vdekur turisti në Shkodër

Editor
1 Min Read

Gjendet i vdekur një turist në Shkodër.

Policia vendore informon se ‘pasditen e sotme, shtetasi E. T., 52 vjeç, rezident në Mbretërinë e Bashkuar, ka njoftuar sallën operative të Policisë së Shkodrës, se në banesën e tij, në lagjen “Gjuhadol”, ka gjetur të pajetë shokun e tij, shtetasin letonez L. Z., 38 vjeç , rezident në Mbretërinë e Bashkuar.

Nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se 38-vjeçari i ardhur në Shqipëri, për qëllime turistike, e ka humbur jetën për shkaqe natyrore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 38-vjeçarit.’

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *