Gjendet i vrarë pranë një ferme në Spanjë një person

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një person, është gjetur i vdekur mbrëmë në një fermë në Rasquera të Spanjës, ndërkohë që dyshohet se bëhet fjalë për një shqiptar.

Mediat spanjolle raportojnë se viktima, është rreth moshës 30-40 vjeç.

Ndonëse në fillim policia katalanase nuk dyshoi për ngjarje kriminale, eksperti mjeko-ligjor konfirmoi se bëhet fjalë për një vrasje.

Trupi i të riut, i cili ndodhej në një fermë pranë rrugës T-302, nuk kishte lëndime të jashtme, përtej disa gërvishtjeve.

Nga hetimet paraprake, ka dyshime se vrasja është bërë për pazare droge.

Ndërkohë pritet zbardhja e identitetit të viktimës, si dhe të personave që kanë kryer krimin si dhe rrethanat e ngjarjes.

Scroll to Top