Gjendet kallëp tritoli pranë një lokali në Kurbin

Jil
Jil
1 Min Read

Rreth orës 11:10, në ambientet jashtme të një lokali në pronësi të shtetasit I. N., 52 vjeç, në qytetin e Kurbinit, u gjet një sasi lënde e dyshuar djegëse dhe një kallëp i dyshuar me lëndë plasëse.

Në momentin e gjetjes, autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë dhe janë njoftuar ekspertët xhenierë, të cilët kanë marrë masa për çaktivizimin e materialeve të dyshuara.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po vijon punën për të zbardhur rrethanat e plotë të ngjarjes dhe për të identifikuar autorët e mundshëm të këtij akti, i cili ngre shqetësime serioze për sigurinë publike.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al