Gjendet një person i pajetë në vendin e punës në Gjakovë.

Editor
1 Min Read

– Një person është gjetur pa shenja jete në një fabrikë këtë të mërkurë në Kosovë. Shtetasi, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, ndërroi jetë në rrugën “Mihal Grameno” në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj, tha për KosovaPress se vdekja e viktimës është konfirmuar në spitalin rajonal në Gjakovë, ndërkohë që për ngjarjen ka nisur hetim.

“Rreth orës 11:40 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete, në një punëtori në rrugën “Mihal Grameno” – Gjakovë. Vdekja e tij është konstatuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore. Me vendim të prokurorit të shtetit (i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes) është iniciuar rast “hetim i vdekjes”. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.

Trupi i pajetë është dërguar për në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *