Gjendet një person i pajetë në Korçë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugë ditën e sotme.

Viktima është identifikuar si 51-vjeçari me iniciale Th. S. Ai është gjetur në lagjen nr. 9 të Korçës.

Nga këqyrja e jashtme e trupit të 51-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se shtetasi Th. S. ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Megjithatë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Scroll to Top