JiL.al - Jeto i Lumtur

Gjërat që për asnjë arsye s’duhet t’i toleroni në një lidhje

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Me të vërtetë e keni dëgjuar që “dashuria është e verbër” dhe po, mund të jetë kështu. Ndonjëherë, romanca na e bën më të vështirë të shohim çfarë nuk shkon me lidhjen tonë, por duhet të bëni të pamundur për t’i kuptuar flamujt e kuq dhe mbi të gjitha për të mos i justifikuar dhe toleruar çfarë s’është e tolerueshme.

Duke i vënë në dukje, do të ndihmoni veten nga lëndimi psikologjik, emocional dhe ndoshta fizik. Do shpëtoni nga një raport abuziv dhe do t’i lini vendin dikujt që ju meriton vërtetë. Pra, cilat sjellje s’meritojnë të tolerohen në një romancë?

1.

Partneri shfaq herë pas here sjellje kontrolluese

2.

Ai/ajo abuzon me ty emocionalisht ose verbalisht

3.

Abuzon fizikisht dhe përdor gjithçka për t’ju lënduar në momente tensioni.

4.

Të bën të ndihesh keq sa herë ti refuzon të bësh seks me të

5.

Ti nuk ndihesh mirë me veten sa herë ndodhesh në praninë e tij.

6.

Ndjen që partneri të izolon nga bota dhe jeta jote.

7.

Këmbëngul vazhdimisht që ti të ndryshosh.

8.

Ti reagon edhe fizikisht si pasojë e sjelljeve të tij.

9.

Atij nuk i pëlqejnë eksperiencat e tua.

10.

Të gjykon vazhdimisht.

11.

Injoron nevojat, dëshirat dhe limitet e tua seksuale.

12.

Nuk di të respektojë kufijtë.

13.

Nuk e pranon publikisht lidhjen tuaj.

14.

Të akuzon vazhdimisht që e tradhton dhe pse s’i ke dhënë kurrë asnjë shenjë.

15.

Ai përgjigjet për ty dhe të ndërpret kur je duke folur.

16.

S’të mbështet kurrë në vendimet rreth karrierës.

17.

S’merr asnjëherë përgjegjësi.

18.

E di që ti je e lënduar dhe në shumicën e rasteve s’bën asgjë për ta ndryshuar.

 

 

jetoilumtu.al/

Scroll to Top