Gjermania në kthetrat e borës dhe ngricës, në Francë

Editor
2 Min Read

Reshje të dendura bore dhe ngricat ekstreme kanë përfshirë disa rajone të Gjermanisë. Më të prekura janë zonat në Gjermaninë qendrore dhe jugore. Në aeroportin e Frankfurtit janë anuluar fluturimet.about:blank

Rrugë e shtigje të mbuluara me shtresë akulli në jugperëndim të Gjermanisë nga shiu i ngrirë dhe reshjet e borës janë kthyer në pista të rrezikshme rëshqitjeje për kalimtarët dhe automjetet. Shërbimi sinoptik i Gjermanisë ka njoftuar qysh të martën (16.01.2024) pasdite për rrezikun e motit ekstrem kryesisht në landet qendrore dhe jugperndimore Renani-Palatinate, Hesen, Landi Zarës, Saksoni, Tyringji si dhe në Baden-Vyrtenberg dhe Bavari e pjesërisht edhe në Renaninë Veriore-Vestfali. Sipas meteorologëve gjatë gjithë ditës së mërkurë (17.01.2024) deri të enjten paradite duhen shmangur daljet e panevojshme në rrugë, për të evituar rreziqet.

Në të gjithë Bavarinë është dhënë sinjali i kuq meteorologjik. Në disa qarqe situata është kritike. Ka segmente të përfshira nga stuhi me reshje ekstreme të borës. Për shkak të motit ekstrem në shumë rajone nëpër shkolla u anulua mësimi në prezencë.

Policia në Baden-Vyrtenberg dhe në Landin e Zarës njofton për aksidente në rrugë, por që kryesisht kanë pasur pasojë dëme materiale. Vetëm në Landin e Zarës janë regjistruar mbi 80 aksidente.

Këmbësorët ecin me kujdes nëpër rrugët me akull

Edhe rajoni jugor i landit të Renanisë Veriore-Vestfalisë është përfshirë nga moti ekstrem. Shkollat në rajoninet e Ahenit, Këlnit, Olpes dhe Vinterbergut qendruan të mbyllura. Në landin e Hesenit po ashtu në shumë shkolla nuk ka pasur mësim në prezencë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *