Moti i keq ka mbërthyer Gjermaninë disa orë më parë, ku si pasojë e shirave të dendur dhe stuhive janë përmbytur rrugër dhe është bllokuar trafiku.
Në video e publikuara shihet sesi ujrat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur edhe aeroportin e Frankfurtit, ndërsa janë anulluar dhjetëra fluturime brenda dhe jashtë vendit.
Si pasojë e reshjeve pistat e një prej aeroportëve kryesor ndërkombëtar të Gjermanisë është përmbytur totalisht.
Mësohet se shkak të stuhive mijëra pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në aeroport.