
Mëngjesin e sotëm ka qenë i ftuar G-Bani, po ashtu dhe ish-banor i “Big Brother VIP 4”. Ai ka folur më shumë për eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por duke komentuar edhe situatat e fundit të ndodhura mes banorëve.
Si e vlerëson “Big Brotherin” tënd?
“Big Brotherin” tim e vlerësoj me shumë ulje-ngritje, pa strategji. Të një njeriu që e dinte se ku po futet, jo me kë po futet. Isha si turist kur u futa në fillim. Nuk i njihja ata. Një Skëndërbe artistik i rikthyer në atdhe pas shumë vitesh.
i të duket Aldo? Ai doli nga shtëpia të shtunën por kishte biletë kthimi
Aldo skuth, jo sepse nuk doli, por sepse ashtu është. Rrinte me atë gjuhën intelektuale, përpiqej të përdorte dhe fjalë të mëdha. Mundohej t’i nxirrte fjalët e tua kundër teje. Aldon e shpëtoi Danja, se Aldo ishte majdanoz, do kishte dalë shumë më përpara. Rrinte me të sepse i duhej një skuth si puna e vet. Është dhe diell dhe skuthe.
Po Gjesti si të duket?
Gjesti është ‘ps’. Shumë i zgjuar por është shejtan budalla, dinak. Nuk beson tek ndjenjat. Është krejt e kundërta ime në dashuri. Jo se nuk dashuron, por është futur aty pa u ndikuar nga asgjë. Me Eglin nuk ke pse bie në dashuri. Me Danjën bie në dashuri. Është shumë e lehtë të mos biesh dashuri me atë që zgjodhi Gjesti. Gjesti e gjeti shtëpinë e përçarë.
A bëri mirë Egli që u rikthye?
Shumë mirë bëri që u rikthye. Po bën pjesën e dytë e asaj që bëri në fillim, vetëm me shumë informacion. Egli e do Gjestin, Gjesti jo.
Po çifti Loredana-Jozi?
Lori e do Jozin, Jozi nuk e do Lorin. Është lojë, nuk është lojë e shëmtuar por është lojë.
Cilët janë finalistët sipas teje?
Unë do të doja Danjën, Rozanën, Gertën, Loredanën.