Gjesti i kthehet Gertës: Jam i lindur për skandale të mëdha

Editor
2 Min Read

Gerta dhe Gjesti kanë patur ditën e sotme një debat me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Gazetarja e pyet këngëtarin se pse u soll mbrëmë në mënyrë të dhunshme dhe ai i përgjigjet:

“Kam qenë shumë nervoz”.

Më pas Gerta e pyet se pse nuk del, pse nuk hipën edhe njëherë te muri dhe Gjesti iu përgjigj menjëherë:

“Po hipi, unë jam i lindur për skandale të mëdha, për lajme të mëdha, kështu lajme të vogla Rozi i tha Gertës ça po bën në tavolinë, nuk jam për këto lajme. Unë jam direkt për skandale”.

Më pas Gerta i drejtohet Gjestit duke i thënë se ‘ai dhe Egli nuk kanë ça të japin më si çfift’ dhe ‘rrinë e shpikin gjëra’.

Pjesë nga debati:

Gerta: Pse e gjuajte dhe e theve atë?

Gjesti: Kë?

Gerta: Pse sillesh dhunshëm o njeri i dhunshëm?

Gjesti: Isha nervoz

Gerta: T’i biesh shkelm asaj

Gjesti: Kam qenë shumë nervoz

Gerta: Pse nuk del? Të hipje dhe njëherë në mur

Gjesti: Po hipi, unë jam i lindur për skandale të mëdha, për lajme të mëdha, kështu lajme të vogla Rozi i tha Gertës ça po bën në tavolinë, nuk jam për këto lajme. Unë jam direkt për skandale

Gerta: Për nishan? Është muhabet kot se nuk kishit ça të bënit. Ju nuk keni ça jepni më si çift fare, e prandaj shpikni gjëra. Ça do tregoni më shumë ti dhe Egli? Shpik nishanin. Po rrotulloheni tek e njëjta gjë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al