Gjesti i merr valixhen me rroba Jozit dhe ia…

Editor
2 Min Read

Një debat ka ndodhur mëngjesin e sotëm mes Jozit dhe Gjestit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Jozi, i cili u zgjua i pari, shkoi dhe mori shapkat e Gjestit për t’i veshur dhe nisi rutinën e tij. Kur Gjesti u zgjua nga gjumi vuri re se nuk i kishte shapkat dhe menjëherë nisi që t’i kërkonte. Kur doli te pjesa e banjës kuptoi që shapkat e tij i kishte marrë Jozi dhe i tha që t’ia jepte, por banori refuzoi.

Menjëherë Gjesti reagoi dhe i tha se nëse ai nuk ia kthen, edhe ai do të prekë gjërat personale të tij. Fillimisht Gjesti shkoi dhe i mori varësen, të cilën vendosi që t’a linte shpejt. Më pas ai mori një valixhe të Jozit dhe e nxori jashtë. Teksa po e nxirrte në oborr, rrobat që ishin brenda ranë në tokë. Pas këtij veprimi të Gjestit, Jozi vendosi që t’i jepte shapkat dhe shkoi e mori valixhen e tij jashtë.

“Mos bëj më hajgare, mi jep, jam duke i kërkuar, mos mi merr më papuçet. Janë të Shkëlzenit. Kur nuk i pashë u tranova. Pse i more te krevati im? Kush të tha me mi marrë?”, i thotë Gjesti – Jozit.

“Ti i preke gjërat personale. Nuk do me mi dhënë papuçet? Vetë po më prekin gjërat personale, s’po i preku unë, vetë po më ngacmojnë dhe po më thonë mos i prek”, thotë Gjesti teksa nxjerr jashtë valixhen.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al