Gjesti ngacmon Eglin: Do të puth natën, edhe…

Editor
2 Min Read

Egli dhe Gjesti kanë krijuar një raport mjaft të mirë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Marrëdhënia e tyre ka patur ulje e ngritje, por duket se nuk qëndrojnë dot larg njëri-tjetrit.

Ditën e sotme ata kanë patur një bisedë të gjatë, po në një moment Gjesti vendosi që të ngacmonte Eglin. Ai i kujtoi banores një çast nga mbrëmja e kaluar ku ajo i është afruar shumë afër, gati për t’a puthur.

Por Egli iu kundërpërgjigj se ajo mund të rrijë gjithë ditën ashtu pranë tij dhe nuk do e bënte një gjë të tillë.

Më pas Gjesti iu drejtua duke i thënë se ‘do e puthë natën, madje gjatë’ dhe banorja duke qeshur i kthehet: “Gjatë e ndjej unë, zgjohem”.

Pjesë nga biseda:

Gjesti: Bukur si shumë po ma sill

Egli: Tu ma sill ti se unë nuk po bëj gjë. Ça manipulatori je, i frikshëm

Gjesti: Mbrëmë kur m’a bëje (i afrohet dhe i prek hundën)

Egli: Jo, të thashë me dasht të rri gjithë ditën këtu, nuk të prek, nuk të bëj asgjë, nuk m’a ndalon Vëllai i Madh. Po mundesh të ikësh, ik

Gjesti: E di çfarë gabimi kam bërë mbrëmë kur m’u afrove kështu? Që nuk të putha shpejt

Egli: Ti e bën, ama unë jo

Gjesti: Gabim paska qenë

Egli: Unë preokupohem për puthjet që jap, jo që marr. Ti mundesh të më puthësh edhe në gjumë pa mendje po nuk është përgjegjësi e imja. Unë nuk mbaj përgjegjësi këtu, është veprim i joti. Nëse ti nuk reziston dot me t’u afruar aq, është prapë reagimi jot

Gjesti: Pa të puthur në gjumë nuk e lë, edhe kam për të puthur gjatë

Egli: Po gjatë e ndjej unë, zgjohem

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al